Stop dhunës në basketboll!

Basketboll

Stop dhunës në basketboll!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:05
Stop dhunës në basketboll!

Nga 7 deri në 11 dhjetor do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll në kryeqytet.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organizatorët i kanë marrë të gjitha masat për sigurinë e të gjithë të pranishmëve në palestër.

FBK i bën apel të gjithë adhuruesve të basketbollit që të përkrahin klubet e tyre të zemrës dhe jo të shfaqin dhunë në palestra.

Presim që Superkupa të jetë spektakël i basketbollit dhe jo i dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat