Griner mbërrin në tokën amerikane

Basketboll

Griner mbërrin në tokën amerikane

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:28
Griner

Ylli VNBA- së, Britni Griner mbërriti në Kelly Field të San Antonios, në Teksas, një ditë pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë, shkruan CNN.

Griner qëndroi 10 muaj pas hekurave në Rusi përpara se të lirohej në një shkëmbim të profilit të lartë të të burgosurve që përfshinte tregtarin e dënuar rus të armëve Viktor Bout.

Në shkurt, autoritetet në një aeroport në zonën e Moskës gjetën Griner me më pak se një gram vaj kanabisi në bagazhin e saj. Ajo u dënua për trafikim të drogës dhe u dënua me nëntë vite burg.

Në nëntor, ajo u transferua në një koloni penale për të vuajtur dënimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat