​Kampioni në krye, ndryshon renditja në elitën e basketbollit

Basketboll

​Kampioni në krye, ndryshon renditja në elitën e basketbollit

Më: 19 janar 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Tashmë janë kompletuar 18 xhiro në Superligën e Kosovës në basketboll, aty ku spektakli dhe paparashikueshmëria nuk ka munguar në asnjë prej ndeshjeve të deritanishme.

Lufta për titullin kampion është bërë më e ashpër se asnjëherë më parë, aty ku kampioni në fuqi Golden Eagle Ylli po bën maksimumin për ta mbrojtur këtë trofe.

Në fakt, skuadra nga Suhareka pasi pas një nisjeje shumë të dobët në katër xhirot e para, tashmë ka bërë një rikthim të fuqishëm dhe ka regjistruar 14 fitore radhazi. Si rezultat i kësaj, ata tashmë kanë rrëmbyer pozitën e parë në tabelë me 32 pikë, një më shumë se Sigal Prishtina e vendit të dytë dhe Peja si e treta.

Pesëshja e parë kompletohet me Trepçën dhe Bashkimin që kanë nga 27, përkatësisht 26 pikë.

Pozita e gjashtë i takon Vëllaznimit me 25 pikë, i pasuar nga Ponte Prizreni me 24 sosh në vendin e shtatë kurse e teta dhe e fundit është Rahoveci me 20 pikë.

Në xhiron e 19 do të ballafaqohen:

Rahoveci-Ponte Prizreni

Sigal Prishtina-Bashkimi

Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi

Peja-Trepça 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat