Trepça prezanton trajnerin turk

Basketboll

Trepça prezanton trajnerin turk

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:39
Engin Gencolut

Trepça vazhdon me ndryshime në shtabin teknik, derisa ka angazhuar tani turkun Engin Gencoglu.

Vetëm disa ditë më parë ‘Minatorët’ i besuan punën e trajnerit Ilir Selmanit, por ende pa e drejtuar asnjë ndeshje, Selmani do të mbetet ndihmës i Engin Gencolut.

41-vjeçari ka bërë karrierë kryesisht në Turqi në skuadrat si Bostanlispor, Karsiyaka, Besiktas e së fundmi te Konyaspor.

“Engin Gencoglu, i bashkohet shtabit teknik te klubit. Engin Gencoglu së bashku me Ilir Slemanin pritet të sjellin vlerë të shtuar në ekip dhe ta udhëheqin ekipin drejt objektivave”, ka shkruar faqja zyrtare e Trepçës.

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e basketbollit kosovar, Trepça zë vendin e katërt në tabelë me bilanc prej nëntë fitoreve e po aq disfatave.

Ndeshjen e radhës ‘Minatorët’ e zhvillojnë në udhëtim te Peja të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat