Pritet ofertë rekord

Basketboll

Pritet ofertë rekord

Më: 20 janar 2023 Në ora: 20:31
Kobe Bryant

Fanella me nr.24 e veshur nga legjenda e NBA-së Kobe Bryant, pritet të dalë së shpejti në njëe ankand që do të organizojë kompania e njohur “Sotheby’s”.

Bëhet fjalë për uniformën që ylli i Lakers ka mbajtur në sezonin 2007-2008, sezon në të cilën Kobe Bryant fitoi si titullin në NBA ashtu dhe trofeun MVP.

Një fanellë origjinale, ku është edhe autografi i vetë baskebollistit (tek numri 2), ndarë tragjikisht nga jeta tri vite më parë pas një aksidenti ajror.

Prania edhe autografit e ka bërë këtë fanellë edhe më të rëndësishme, ndaj për kompaninë që do ta nxjerrë në ankand këtë bluzë pritet një ofertë e jashtëzakonshme.

Sipas “Sotheby’s”, pritet që ofertat të shkojnë nga 5 deri në 7 milionë dollarë, çka do të ishte një rekord për një ankand të këtij lloji. Për këtë arsye, ky ankand pritet me mjaft interes, pasi bëhet fjalë për një objekt që ka mbajtur një ikonë e sportit të basketbollit, i adhuruar në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat