Bashkimi fiton derbin në Ligën Unike

Basketboll

Bashkimi fiton derbin në Ligën Unike

Më: 24 janar 2023 Në ora: 23:05
Bashkimi

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultat 65:71 (18:15, 13:18, 13:20, 20:18), në xhiron e shtatë të Ligës Unike të femrave.

Skuadra prizrenase e parakaloi në renditje me katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinaset kanë tri fitore e katër humbje.

Prizrenaset e nisën ndeshjen më mirë me epërsi 5:12, por tetë pikë radhazi nga vendaset bën që të kalojnë në epërsi 13:12, ndërsa çereku i parë përfundon 18:15.

Bardhekaltret e nisën periudhën e dytë shumë më mirë, për të kaluar në epërsi 25:16, megjithatë, prizrenaset nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë afrohen në rezultat, ku pjesa e parë përfundon 32:33.

Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, duke krijuar epërsi prej dhjetë pikësh, 41:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 45:53.

Dhjetë minutat e fundit ishin interesant, me kryeqytetaset që ngushtuan shifrat në 59:61, dhe luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit dhe Bashkimi triumfoi 65:71.

Sërish më e dalluara te Prishtina ishte Sarah Mgbeike me 15 pikë e 17 kërcime, ndërsa Agnesa Rrahmani shtoi pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Khadija Brown me 28 pikë e dhjetë kërcime, Aulona Muhadri me tetë pikë e 15 kërcime dhe Arbnore Përquku me 16 pikë e nëntë kërcime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat