James përcaktues

Basketboll

James përcaktues

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:22
James

LeBron James dhe Nikola Jokic shkëlqyen në mbrëmjen e kaluar në NBA në fitoret e LA Lakers dhe Denver Nuggets.

Lakers fituan në shtesë në ‘Madison Square Garden’ kundër New Yorkut, derisa Nuggets festuan në shtëpi kundër New Orleans.

Lakers fituan 129:123 pas kohës shtesë, pasi ndeshja në pjesën e rregullt përfundoi 114:114. LeBron James udhëhoqi ekipin e tij me 28 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime.

Një pikë më pak shënoi Anthony Davis. Lojtari më efikas i ndeshjes ishte Jalen Brunson te New York, me 37 pikë.

Denveri fitoi me shifrat 122:113 ndaj New Orleans. Jamal Murray ishte më efikasi për Nuggets me 32 pikë (shtatë trepikësh), derisa Jokic shënoi 26 pikë, 18 kërcime dhe 15 asistime. Lojtari më i vlefshëm në NBA, në dy sezonet e fundit, regjistroi ‘triple-double’-in e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit. Në karrierën e tij, Jokic luajti 92 ndeshje në të cilat kishte numra dyshifrorë në tre kategori statistikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat