Golden State festoi në Oklahoma

Basketboll

Golden State festoi në Oklahoma

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:11
Golden State festoi në Oklahoma

Mbrëmja e kaluar në NBA kaloi në shenjë të Klay Thompson të Golden State dhe Cam Thomas të Brooklyn.

Të dy shënuan mbi 40 pikë.

Kampioni aktual, Golden State festoi në duelin me Oklahoman, me shifrat 141:114. 

Thompson realizoi 12 trepikësh nga 16 tentime, duke e përfunduar ndeshjen me 42 pikë. "Luftëtarët" i zgjidhën dilemat për fituesin në çerekun e tretë, të cilin e fituan me 44:26.

Brooklyn nuk arriti të mposhtë LA Clippers në shtëpi. Skuadra nga Los Angeles fitoi 124:116.

Cam Thomas, zgjedhja e 21-të në draftin e 2021-s, e përfundoi lojën me 47 pikë, por ato nuk mjaftuan për fitore. Te skuadra fituese u dalluan Paul George me 29 pikë dhe  Kawhi Leonard me 24 pikë.

Dallas fitoi për herë të parë këtë sezon pa Luka Doncic. Mavericks festuan në Utah me shifrat 124:111. 

Josh Green dhe Jaden Hardy shënuan secili nga 29 pikë dhe Tim Hardaway shtoi 19 pikë.

Për Jazz  spikatën Jordan Clarkson me 26 pikë dhe Lauri Markkanen me 19 pikë dhe 7 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat