Prishtinasit mundin prizrenasit

Basketboll

Prishtinasit mundin prizrenasit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 19:49
Pamje nga ndeshja Sigal Prishtina - Bashkimi

Sigal Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtinasit mundën Bashkimin 82:67 (22:20, 23:17, 22:12, 15:18).

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 21:11, por prizrenasit u rikthyen shpejt për të afruar rezultatin dhe kjo pjesë përfundon 22:20.

Kryeqytetasit ishin në epërsi konstante në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 45:37.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë oër të rritur edhe më shumë rezultatin, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 67:49.

Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Sigal Prishtina fitoi për tu kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni, që zhvillohet nga ora 20:00.

Te prishtinasit u dalluan Lejson Zeqiri me 18 pikë, si dhe Derrick Wilson dhe Dardan Berisha me nga 13 pikë, kurse Curtis Jones me 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat