Knicks shtangin Bostonin

Basketboll

Knicks shtangin Bostonin

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 12:03
Knicks

Knicks shtangin Bostonin, Miami fiton në Filadelfia

Në Filadelfia u luajt një duel ku fituesi u vendos 90 sekonda nga sirena e periodës të katërt.

Autori i koshit akrobatik ishte Jimmy Butler, i cili vetëm pak orë përpara ndeshjes deklaroi se ishte i lodhur nga humbjet.

Lideri i Miamit ishte autor i 23 pikëve, 11 topave të fituar në tabelë dhe 9 asistëve. Loja në grup e Heat anuloi 27 pikët e Joel Embiid dhe 20 pikët e James Harden.

Ky i fundit në të rënë të sirenës gaboi edhe tre pikëshin që do ti kishte dhënë fitoren njërës prej skuadrave më të mira të Konferencës të Lindjes.

Po në Konferencën e Lindjes erdhi edhe surpriza e dytë e mbrëmjes me Nju Jorkun që koleksionoi fitoren e gjashtë radhazi sezonale në një duel ku kishte përballë njërën prej skuadrave më të kuotuara për të fituar titullin. Julius Randle dhe Immanuel Quickley me 23 pikë secili shtangën Bostonin e Jason Tatum, i cili përfundoi takimin me vetëm 14 pikë llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat