Kevin Durant 3 javë jashtë

Basketboll

Kevin Durant 3 javë jashtë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 14:31
Kevin Durant

Jashtë fushe për të paktën tri javë.

Phoenix Suns kanë komunikuar zyrtarisht diagnozën dhe prognozën e rikuperimit për Kevin Durant, ndrydhje e kaviljes së majtë, kohët e rikuperimit thonë se do ta rishohim në parket jo para prillit, duke shpresuar që gjithsesi të ndodhë para nisjes së play off-it, në program në 15 prill.

Por gjithsesi asgjë nuk është e garantuar.

Natyrisht që skuadra dhe lojtari nuk do të ndërmarrin rreziqe, edhe pse kërkesa për të përmirësuar pozicionin në renditjen e “post season” është evidente.

Janë të katërt në Perëndim, me 37 fitore dhe 29 humbje, por për ta sezoni do të vlerësohet për atë që do të bëjnë në play off, ndaj ai është takimi ku duhet të prezantohen më së miri, me lojtarët më të mirë në eficiencë të plotë atletike.

Durant u dëmtua në nxehje para ndeshjes me Oklahoma City, aty ku pritej të bënte debutimin shtëpiak me fanellën e Suns. Durant ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon, por vetëm 3 për Phoenix pas shkëmbimit që e kaloi në Arizona nga Brooklyn.

Të tria në transfertë dhe ku janë shënuar po kaq fitore, ku Durant ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me një mesatare prej 26.7 pikësh për ndeshje, me 7.3 rikuperime dhe 3.7 asiste si “garniturë”. Tani i duhet të bëjë llogaritë me ndalesën.

Trajneri i Phoenix Suns, Monty Williams u shfaq i shqetësuar pavarësihst suksesin ndaj Thunder, për dëmtimin e kampionit që sapo ka marrë në skuadër:

“Ndihem keq për të, pasi e di se sa keq ndihet ai tani. E pashë në fytyrë dhe e di se çfarë ndien, dhe më vjen keq që ndihet kështu.”

Kevin Durant është 34 vjeç, Chris Paul pothuajse 38, me pak fjalë e ardhmja e Suns është tashti.

Urgjenca për të fituar peshon, pasi edhe dëmtimet e veteranëve janë të pritshme duke parë nga e ardhmja.

Në të njëjtën kohë, pikërisht për këtë arsye, te Phoenix duhet të jenë të kthjellët dhe të mos e nxitojnë Durant për të mos rrezikuar përsëritjen e dëmtimit, dhe për të mos humbur ndoshta shansin e vetëm për të fituar titullin e parë në NBA.

Kjo pasi Chris Paul në fund të sezonit mund të tërhiqet, pra shansi për titullin është një tren që kalon vetëm një herë, dhe duhet kapur fluturimthi!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat