Flamurtari shtyp Prishtinën, kualifikohet në finale

Basketboll

Flamurtari shtyp Prishtinën, kualifikohet në finale

Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:32
Pamje nga ndeshja

Flamurtari është kualifikuar në finale të Ligës Unike për femra.

Skuadra vlonjate ka mundur Prishtinën 83:74 (15:21, 20:18, 19:21, 29:14), në Final 4 që po zhvillohet në Vlorë.

Vashat vlonjate në finale përballen me fituesin e ndeshjes Bashkimi-Partizani, që zhvillohet nga ora 19:00.

Sfida në fakt ishte interesante, ku skuadra prishtinase, ishte më e mirë në çerekun e parë, 15:21, ndërsa periudha e dytë dhe e tretë ishin më të barabarta, ndërsa fituesi u përcaktua në dhjetë minutat e fundit.

E, në këtë pjesë vendaset bënë përmbysjen e madhe dhe vendimtare, duke triumfuar 83:74.

Te Flamurtari u dalluan Annalyse Benally me 21 pikë, Samra Omerbasiq me 15 pikë e pesë kërcime dhe Liliete Ikete me 17 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 20 pikë e tetë kërcime dhe Kaela Hilarie me 20 pikë e tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat