Prishtina eliminohet

Basketboll

Prishtina eliminohet

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:41
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina është eliminuar nga garat e Ligës ENBL.

Prishtinasit në çerekfinale të kësaj gare janë mundur nga skuadra polake, King Szczecin me shifrat 85:78, ndërsa në ndeshjen e parë takimi kishte përfunduar 64:64.

Kështu prishtinasit u eliminuan nga kjo garë, në edicionin e parë që morën pjesë në këtë ligë.

Ndeshja në Poloni ishte interesante ku pjesa e parë përfundoi 41:42, por çereku i tretë ishte vendimtar, duke përfunduar 23:12 për vendasit, që fituan në fund 85:78.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat