Fillon faza e Play Off-it

Basketboll

Fillon faza e Play Off-it

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:53
Orari i ndeshjeve

Pas përfundimit të fazës së rregullt në Superligen e Femrave tani fillon faza më dinamike dhe interesante, Play Off-i. Katër skuadrat në garë për titullin kampion të edicionit 2022/2023.

Play Off-i hapet me gjysmëfinalet Bashkimi-Trepça, që zhvillohet sot nga ora 16:00. Kurse ndeshje më e zjarrtë pritet të jetë në kryeqytet, ku Prishtina pret Penzës nga ora 17:00 në po të njëjtën ditë.

Bashkimi në fazën e rregullt ka siguruar vendin e parë me bilanc 20/20, e ndjekur nga Prishtina në vendin e dytë me 16 fitore dhe katër humbje, Penza në vendin e tretë me 12 fitore dhe tetë humbje, kurse Trepça të katërtin me gjashtë fitore e 14 humbje.

Fituesit e fazës së parë takohen në finale të Play Off-it për titullin kampion.

PLAY OFF-GJYSMËFINALET

E martë

16:00 Bashkimi-Trepça

17: 00 Prishtina - Penza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat