Cavaliers me fitore të madhe

Basketboll

Cavaliers me fitore të madhe

Më: 24 mars 2023 Në ora: 12:41
Pamje nga ndeshja Brooklyn Nets - Cleveland Cavaliers

Paolo Banchero i gëzohet mbrëmjes së NBA-së, duke rezultuar vendimtar në fitoren surprizë të Orlando Magic ndaj Knicks me rezultatin 111-106.

Italo-amerikani shënoi pesë pikë në 1 minutë gjysmë nga fundi i ndeshjes, për të mposhtur Knicks.

New York Knicks pëson kështu humbjen e tretë radhazi, në një ndeshje që e kishte parë të tregonte të dyja fytyrat. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte pikërisht Banchero me 21 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

Brooklyn Nets 114-116 Cleveland Cavaliers

Rikthim i ëndrrave për Cavaliers, të cilët përmbysën lojën. Koshi vendimtar ishte nga Isaac Okoro, autor i një trepikëshi pranë fundit të lojës pas një aksioni emocionues. Cleveland fiton kështu një sfidë të luftuar.

LA Clippers 127-105 Oklahoma City Thunder

Fitore pa histori për Clippers, të cilët hakmerren ndaj Thunder pas disfatës e dy ditëve më parë me 1 pikë diferencë. Momenti vendimtar erdhi në çerekun e tretë duke thyer rezistencën e Thunder dhe e dërgon sfidën drejt fitores.

New Orleans Pelicans 115-96 Charlotte Hornets

Përpjekja e Pelicans për t’u rikuperuar vazhdon, duke marrë fitoren e tretë radhazi në një finale sezoni në rritje, pas vështirësive të shumta në ruajtjen e përqendrimit dhe ragimin ndaj dëmtimeve të yjeve të tyre.

Ndaj Hornets, vërshimi vendimtar vjen në pjesën e dytë, me një ecuri 11-5 në çerekun e fundit që thyen përfundimisht rezistencën e kundërshtarëve.

Pelicans kanë forcën e tyre shtytëse te Brandom Ingram, i cili nënshkruan triple-doublen e parë në karrierë, 30 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime për yllin e Pelicans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat