Trepça triumfon ndaj kampionit

Basketboll

Trepça triumfon ndaj kampionit

Më: 26 mars 2023 Në ora: 20:04
Trepça

Trepça ka shënuar fitore në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:91 (27:19, 28:26, 14:23, 16:23), në xhiron e 27-të të Prince Caffe Superligës.

Mitrovicasit bën përmbysjen në pjesën e dytë, duke triumfuar në derbin e kësaj xhiro.

Pas një fillimi të barabartë, vendasit kishin deri në nëntë e dhjetë pikë, ndërsa çerekun e parë e fituan 27:19.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë, që më e larta shkoi deri në 15 pikë, 44:29, ndërsa pjesa e parë përfundoi 55:45.

Mitrovicasit u rikthyen fuqishëm në periudhën e tretë, ku shkrijnë epërsinë e vendasve dhe e kthyen atë në favor të tyre, 64:66, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 69:68.

Por, ‘Xehetarët’ nuk u ndalën dhe vazhduan me lojë të mirë, ku kishin deri në dhjetë pikë epërsi 72:82, por drama zgjati deri në fund, pasi kampionët nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në 84:82 me një seri prej 12:0, sidoqoftë, mysafirët ishin më të mirë në çastet e fundit dhe triumfuan 85:91.

Më i miri te kampionët ishte Henrik Sirko me 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, ndërsa te nënkampionët më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 15 pikë e dhjetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë.

Golden Eagle Ylli ka 19 fitore e tetë humbje, kurse Trepça 16 fitore e 11 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat