Trepça e mposht me lehtësi Vëllaznimin

Basketboll

Trepça e mposht me lehtësi Vëllaznimin

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:21
Trepça e mposht me lehtësi Vëllaznimin

Në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll, KB Trepça e ka mposhtur me lehtësi KB Vëllaznimin.

KB Trepça triumfoi ndaj “kuqezinjve” me shifrat 107:85 (29:18, 18:18, 29:22, 31:27), duke e mbyllur ndeshjen me 22 pikë epërsi.

Më të mirët e ndeshjes te Trepça ishin Mikaile Tmusiq me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Jamel Artis me 22 pikë e pesë kërcime.

Në anën tjetër, më të dalluarit te Vëllaznimin ishin Jordan Harris me 29 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Shndrit Llapi me 16 pikë e 11 kërcime.

Trepça i përfundon garat e rregullta në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje, kurse Vëllaznimi me nëntë fitore e 19 humbje në vendin e gjashtë.

Rezultati final i ndeshjes, 107:85 në favor të KB Trepçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat