Besëlidhja e mbyll me humbje sezonin e rregullt

Basketboll

Besëlidhja e mbyll me humbje sezonin e rregullt

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:30
Pamje nga një ndeshje

Java e 20-të dhe e fundit e sezonit të rregullt të Superligës në basketboll për meshkuj regjistroi humbjen surprizë të Besëlidhjes, skuadrës kryesuese të kampionatit. Lezhjanët u mundën 96-87 nga Kamza Basket në shtëpinë e kësaj të fundit.

Një humbje që nuk ndikon shumë në renditje, pasi Besëlidhja e mbron kreun e renditjes. Për Kamzën, u dalluan Gray me 28 pikë e Thano me 27 pikë e 12 rebound, ndërsa 38 pikët e Jordan për lezhjanët mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton Tirana, që në Vlorë mundi 90-67 Apoloninë. Fitore për statistikë për bardheblutë, të cilët qëndrojnë në vendin e tretë, ndërsa fierakët janë në play out. Hysenagolli me 22 pikë e 11 rebound ishtë lojtari i ndeshjes.

Pa probleme fiton edhe Teuta kampione, që mundi 95-55 Vllazninë e vendit të fundit, ndeshje e luajtur në Shkodër. Miqtë u shkëputën në pjesën e dytë, ndeshje ku diferencën e bëri Sullivan me 27 pikë e 20 rebound. Vllaznia sezonin e ardhshëm do të zbresë nga kategoria.

Superliga-Meshkuj, java e 20-të

Kamza Basket – Besëlidhja, 96-87

Apolonia – Tirana, 67-90

Vllaznia – Teuta, 55-95

Renditja: Besëlidhja 35 pikë, Teuta 35 pikë, Tirana 32 pikë, Kamza Basket 30 pikë, Apolonia 27 pikë, Vllaznia 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat