Përballja në Play-out

Basketboll

Përballja në Play-out

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:39
Koshi

Sonte zhvillohet përballja e parë në Play-out ndërmjet Bora-s dhe Ponte Prizrenit.

Gjithsej do të zhvillohen dy ndeshje dhe skuadra që është më e mirë në këto dy sfida, do të jetë anëtare e Superligës së Meshkujve në edicionin e ardhshëm.

Bora ishte finaliste e Ligës së Parë, ku në finale pësoi nga Istogu, që siguroi hyrjen në elitë për edicionin e ri, ndërsa, Ponte Prizreni përfundoi në vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të shtunën në Therandë, ku do të vendoset përfundimisht skuadra fituese nga këto dy përballje.

Play-out

E mërkurë 

20:30 Bora - Ponte Prizreni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat