Monaco fiton bindshëm ndaj Barcelonës

Basketboll

Monaco fiton bindshëm ndaj Barcelonës

Më: 21 maj 2023 Në ora: 18:47
Pamje nga ndeshja

Monaco e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në Euroligë.

Skuadra franceze në ndeshjen për medaljet e bronzta e mposhti Barcelonën.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Zalgirio Arena” përfundoi me rezultatin 78:66.

Matthew Strazel me 14 pikë ishte më i dalluari në fitoren e Monacos.

Te Barcelona u dallua Nikola Mirotic me 15 pikë.

Kujtojmë se sonte, në ora 19:00, do të zhvillohet finalja e madhe e këtij sezoni në Euroligë, mes Olympiacosit dhe Real Madridit.

Edhe kjo ndeshje, ashtu si ndeshjet tjera të fazës së “Play-Offit”, do të zhvillohet në Kaunas të Lituanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat