Krasniqi në Madrid

Basketboll

Krasniqi në Madrid

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 15:19
Arben Krasniqi

Krasniqi në Madrid për Konventën e Mini Basketbollit!

Nga 2 deri më 4 qershor në Madrid të Spanjës do të mbahet Konventa e Mini Basketbollit. Federata e Basketbollit e Kosovës do të prezantohet nga Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi.

Minibasketbolli është duke shënuar rritje te jashtëzakonshme dhe FIBA Europe e ka cilësuar se federatat kanë nevojë për më shumë trajnerë të Mini Basketbollit, të cilët janë në gjendje të ofrojnë mjedisin e nevojshëm për fëmijët, duke mësuar gjithashtu se si të luajnë lojën e basketbollit.

Kjo konventë është pjesë përmbyllëse e trajnimit të Kursit për trajnerë të MiniBasketbollit 2022/23 të organizuar nga FIBA Europe dhe me përfundimin e suksesshëm të këtij kursi do të zgjidhen edhe Instruktorët Nacionalë të Mini Basketbollit nëpër Federatat përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat