Vanessa Bryant lëshon apelin

Basketboll

Vanessa Bryant lëshon apelin

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:24
Bryant

Ndodhet në një mur në Hardcore Fitness, një palestër në Downtown të Los Anxhelos, një nga pikturat në mur më të bukura në botë dedikuar Kobe Bryant.

Një pikturë muri që tifozët e Lakers dhe të ish-basketbollistit, e duan dhe pëlqejnë shumë. Jo vetëm ata por edhe bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant, e adhuron atë vizatim, që rrezikon të zhduket përgjithnjë.

Ai vizatim në mur dedikuar Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gina, që humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter në janar 2020, është pikturuar nga një artist i zonës,

Sloe Motion. Ai që synon të heqë atë pikturë në mur është pronari i pallatit, që ka urdhëruar personin që drejton palestrën e fitnesit, që ta fshijë atë brenda vitit. Synimi i pronarit është që të shesë hapësirën e murit për reklama

“Nëse nuk e fshij deri më 31 dhjetor, atëherë do të vijë vetë pronari që ta fshijë, duke më ngarkuar cdo shpenzim”, tha Cecilia Moran, personi që drejton palestrën. “Refuzoj që ta fshij atë vizatim , pasi mendoj se nuk është e drejtë dhe do të luftoj që ai vizatim në mur të qëndrojë përgjithnjë”, tha më tej ajo.

“Nuk është e drejtjtë të fshish dicka që ka patur një impakt kaq të madh te kaq shumë njerëz”, tha Moran. Në mbështetje te saj është Vanessa Bryant, që ka nisur një peticion online në “Instagram”, për të shpëtuar atë vizatim në mur. Deri më tani, ajo ka mbledhur 60 mijë firma, ndërkohë që synon 75 mijë firma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat