Trepça e fortë për Penzën

Basketboll

Trepça e fortë për Penzën

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 23:47
Pamej nga një ndeshje

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzes me rezultat 74:78 (14:20,17:18,20:13,23:27).

Më mirë e nisën vajzat e Trepçës që arritën gjatë pjesës së parë të tregojnë lojë më të mirë. Në çerekun e parë Trepça pati epërsi prej 6 pikës, 14:20.

Kurse çereku i dytë pati vetëm një pikë diferencë Penza shënoi 17 kurse Trepça 18. Pjesa e parë u mbyll 31:38 në favorin e Trepçës.

Gjithçka e barabartë u pa në pjesën e tretë. Për herë të parë në epërsi Penza kaloi në çerekun e tretë 43:41, shifrat u barazuan pastaj në 44:44, u luftua për më shumë pikë andaj çereku u mbyll barabartë 51:51.

Gjithçka u vendos në pjesën e fundit të këtij takimi, dy skuadrat ishin në ndjekje të rezultatit për fitore, Trepça e mbylli çerekun me 4 pikë epërsi për ta shënuar fitoren e radhës me rezultat 74:78.

Më të mirat tek Trepça ishin Mar’shay Moore me 44 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime e cila u ndihmua nga Jessica Wilson me 18 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime.

Tek Penza  u dallua Jenna Mastelone me 33 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat