Oklahoma ka dominuar mbrëmjen e kaluar kampionët në fuqi të NBA në Denver.
Për Thunder spikati edhe një herë Shai Gilgo-Aleksander, autor i 40 pikëve, 17 prej të cilave i rrealizoi vetëm në periodën e tretë.
Organizatori i Oklahomës për asnjë moment nuk ishte në vështirësi madje shpesh herë dominonte me shumë lehtësi mbrojtjen rivale.
Ndërsa paraqitje për të mos u harruar bëri edhe Çet Holmgren, i cili rrealizoi 24 pikë dhe fitoi 6 topa në tabelë dhe fitoi kështu duelin me Nikola Jokiç (19 pikë, 10 topa në tabelë).
Ndeshjet 30 dhjetor
Orlando Magic-New York Knicks 117-108
Atlanta Hawks-Sacramento Kings 110-117
Boston Celtics-Toronto Raptors 120-118
Cleveland Cavaliers-Milwuaukee Bucks 111-119
Houston Rockets-Philadelphia 76ers 127-131
Washington Wizards-Brooklyn Nets 110-104
Denver Nuggets-Oklahoma City Thunder 93-119
Phoenix Suns-Charlotte Hornets 133-119
Portland Trail Blazers-San Antonio Spurs 134-128
L.a. Clippers-Memphis Grizzlies 117-106