Basketbollisti Burim Zekiqi i bashkohet ekipit të Proton Cable Prizrenit.
Përforcim i mirë për ekipin prizrenas që synon të jetë me rezultate sa më të mira në edicionin e ri.
“Burim Zekiqi i bashkohet KB Proton Cable Prizrenit për sezonin 2024/25.
Burim Zekiqi është lojtari i ri që i bashkohet ekipit. Zekiqi ka luajtur për KB Trepçën, Pejën dhe së fundi për Vëllaznimin.
Basketbollisti nga Mitrovica, i gjatë 200cm, armën e tij të fortë e ka gjuajtjen për tri pikë e i cili me përvojën dhe aftësitë e tij, pritet të jetë një përforcim i shumë vlefshëm për ekipin”, njofton KB Proton Cable Prizreni.