Bruno Daliu kërkon heqjen e dënimit

Basketboll

Bruno Daliu kërkon heqjen e dënimit

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 13:29
Bruno Daliu

Rreth pesë vite më parë Bruno Daliu ishte protagonist i një prej ngjarjeve më të shëmtuara në basketbollin shqiptar, teksa gjatë ndeshjeje humbi toruan, duke sulmuar fizikisht gjyqtarin në parket.

Një incident që ndodhi në Durrës në takimin Teuta-Tirana, me Daliun që asokohe ishte pjesë e bardhebluve.

Për veprimin e bërë ai mori një dënim ekstrem nga Federata Shqiptare e Basketbollit, duke u përjashtuar përjetë.

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Daliu thekson edhe një herë se është penduar për veprimin e tij, duke e kujtuar kështu atë moment:

“Normalisht që jam penduar, pasi ishte një moment gjaknxehtësie, ndoshta edhe nga prania e tifozëve të pranishëm, për më tepër që unë në Durrës kisha luajtur më përpara edhe vetë.

Për mua ishte një ngjarje e rëndë dhe nuk ishte gjë e mirë që ta mbyllësh karrierën në atë mënyrë. Jam penduar dhe i kam kërkuar falje publikisht gjyqtarit në një emision televiziv.

Gjyqtari më ka dhënë madje edhe një deklaratë të noterizuar për normalizimin e marrëdhënieve, kështu që në këtë aspekt nuk kemi më probleme me njëritjetrin”, shprehet 39-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat