Besëlidhja mbetet e pandalshme

Basketboll

Besëlidhja mbetet e pandalshme

Më: 16 mars 2025 Në ora: 21:17
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e javës së 17-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione fitoi thellë 114-66 ndaj Kamza Basket, duke qëndruar e pamposhtur në krye të renditjes me 34 pikë të plota.

Në Shkodër, skuadra e Tiranës fitoi në sekondat e fundit 83-82 ndaj Vllaznisë, në një takim me shumë emocione dhe të ekuilibruar deri në fund. Dante Moses me 31 pikë ishtë shënuesi më i mirë për bardheblutë, që ruan vendin e tretë.

Të njëjtin ritëm ruan edhe Apolonia, që në fushën e saj mundi 91-85 Teutën, duke konsoliduar vendin e katërt në renditje. Tucker dhe Vincent me nga 18 pikë secili u dalluan për fierakët, ndërsa 24 pikët e Poëell nuk mjaftuan për durrsakët.

Në takimet e Kategorisë së Parë, vijon dueli mes Elbasanit e Partizanit, të dyja në krye të renditjes me nga 32 pikë, fituese në ndeshjet e radhës. Emri i ekipit që do të ngjitet direkt në Superligë do të vendoset nga ndeshja mes tyre.

Superliga-Meshkuj, java e 17-të

Apolonia – Teuta, 91-85

Vllaznia – Tirana, 82-83

Besëlidhja – Kamza Basket, 114-66

Renditja: Besëlidhja 34 pikë, Teuta 26 pikë, Tirana 25 pikë, Apolonia 24 pikë, Vllaznia 22 pikë, Kamza Basket 21 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat