Oklahoma merr kreun e renditjes

Basketboll

Oklahoma merr kreun e renditjes

Më: 20 mars 2025 Në ora: 11:34
Pamje nga ndeshja

Oklahoma ka marrë kreun e renditjes në NBA pas fitores 133-100 ndaj Philadelphia.

Ndeshje e komanduar nga vendasit, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Aaron Wiggins me 26 pikë ishte më i miri në fushë.

Humbja e tretë radhazi për Cleveland, që u mund 123-119 nga Sacramento, por mbron kreun e renditjes në Lindje. DeRozan me 27 pikë ishte lider për Sacramento, ndërkohë që Cavaliers duket se kanë hyrë në një krizë rezultatesh.

Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që mundën 120-108 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Luka Doncic me 31 pikë u dallua në fushë, mbështetur edhe nga Reaves me 22 pikë.

Tjetër humbje për Miami, që u ndal 116-113 nga Detroit. Të gjithë titullarët e Pistons realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen edhe Dallas, që u mund 135-131 nga Indiana (Siakam 29 pikë), ndërsa Phoenix mundi 127-121 Chicago (Booker 41 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – Dallas, 135-131

Orlando – Houston, 108-116

Miami – Detroit, 113-116

Minnesota – New Orleans, 115-119

Oklahoma – Philadelphia, 133-100

San Antonio – New York, 120-105

Utah Jazz – Washington, 128-112

Lakers – Denver, 120-108

Phoenix – Chicago, 127-121

Portland – Memphis, 115-99

Sacramento – Cleveland, 123-119

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat