KEK-u fiton finalen e parë

Basketboll

KEK-u fiton finalen e parë

Më: 4 prill 2025 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

KEK-u ka fituar ndeshjen e parë finale të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.

‘Elektricistët’ fituan në Rahovec ndaj Grapeland me rezultat 69:78 (17:21, 17:12, 7:23, 28:22).

Te vendasit u dallua Albin Berisha me 22 pikë, ndërsa te mysafirët katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Adrian Ibishi mbylli ndeshjen me 17 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja e dytë zhvillohet të martën.

Skuadra që shënon dy fitore shpallet kampione dhe siguron Superligën për edicionin e ardhshëm, kurse finalisti luan në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Më shumë në .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat