Fenerbahçe “pushton” Mynihun

Basketboll

Fenerbahçe “pushton” Mynihun

Më: 10 prill 2025 Në ora: 23:26
Pamje nga ndeshja

Fenerbahce fitoi përballë Byern ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt 77-89 duke siguruar vendin e dytë në renditje.

Fenerbahce priste dhe nje hap fals  të Olimpiakos, por skuadra greke fitoi përballë Makabi Tel Aviv e si rrjedhojë mundi që ta mbyllte sezonin në vendin e parë.

Në të kundët, Bayern me këtë humbje zbret në vend të 8-të që do të thotë se do të luajë në fazën play in, trampolina e fundit për tu kualifikuar në play off. Ndeshja nisi me një shkëputje të parë të skuadrës turke me dy shifra në një sallë, e cila ishte me më shumë se gjysma e mbushur nga tifozët e Fenerbahces në Mynih.

Perioda e parë mbyllet 13-28 teksa Fenerbahce shpërthen për trepikësha që në minutat e para. Perioda e dytë si 10 minutësh është e barabartë, 18-18, por Gordon Herbert është i pakënaqur dhe në intervistën e pushimit shprehet se Bayern i mungon agresiviteti.

Perioda e tretë vijon me të njëjtën muzikë dhe diferenca me 15 pikë është konstante në favor të Fenerbahces që falë mbrotjes, dublimeve dhe rreshtimit zonal her pas here nuk e lejon Bayern të hyjë në lojë.

Perioda e katërt është ndryshe pasi zgjohet Carsen Edëards me trepikëshat e tij. E nis periodën e katërt me 9 pikë të shënuara personalisht dhe e mbyll si shënuesi më i mirë i ndeshjes me 26 pikë dhe me 5 trepikësha të shënuar.

Si fillim Bayern e ul në 10 pikë diferencën, më pas me një parcial 13-4 arrin ta ulë deri në 6 pikë kur shifrat shënonin 71-77. Gabimet nuk mungojne për bavarezët dhe Fenerbahce arrin ta kthej në kuotat normale të kësaj sfide duke e çuar sa hap e mbyll sytë në 15 pikë diferencë për të mos e kthyer më kokën pas. Per Fenerbacen dallohet Hays me 22 pikë e tashme do të presin për të mesuar se kë do të kenë përballe në playoff pas raundit të ndeshjeve të play in.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat