Oklahoma e Cleveland dominojnë dy Konferencat

Basketboll

Oklahoma e Cleveland dominojnë dy Konferencat

Më: 12 prill 2025 Në ora: 11:05
Pamje nga ndeshja

Të gjitha skuadra e NBA kanë zbritur sot në fushë, teksa janë luajtur plot 15 ndeshje.

Kryesuesit e Oklahoma fituan 145-111 ndaj Utah Jazz, me dyshen Wiggins-Joe që së bashku realizuan 67 pikë,

Fiton edhe Cleveland, që kryeson renditjen në Lindje, 108-102 në fushën e New York, ndeshje ku u dallua Garland me 26 pikë e 16 asist. Pa probleme fiton edhe kampionët e Boston, që falë 22 pikëve të Pritchard mundën 130-94 Charlotte.

Lakers arritën një fitore të thellë 140-109 ndaj Houston, skuadrat që ndodhen në vendet 2-3 në Perëndim. Doncic me 39 pikë ishte lider për kalifornianët. Nuk zhgënjen golden State që mundi 103-86 Portland (Butler 24 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Milwaukee, 119-125

Indiana – Orlando, 115-129

Philadelphia – Atlanta, 110-124

Boston – Charlotte, 130-94

New York –Cleveland, 102-108

Chicago – Washington, 119-89

New Orleans – Miami, 104-153

Dallas – Toronto, 124-102

Denver – Memphis, 117-109

Minnesota – Brooklyn, 117-91

Utah Jazz – Oklahoma, 111-145

Phoenix – San Antonio, 117-98

Portland – Golden State, 86-103

Sacramento – Clippers, 100-101

Lakers – Houston, 140-109

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat