Indiana kualifikohet

Basketboll

Indiana kualifikohet

Më: 14 maj 2025 Në ora: 12:25
Pamje nga ndeshja

Indiana është skuadra e parë finaliste e play off-it në Konferencën e Lindjes.

Ajo eliminoi Cleveland, që edhe pse kishte rezultatin më të mirë të sezonit të rregullt nuk dha asgjë në këto përballje gjysmëfinale.

Indiana fitoi 4-1 serinë e ndeshjeve, duke triumfuar edhe sot 114-105 ndaj Cavaliers.

Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Tyrese Haliburton me 31 pikë. Mitchell realizoi 35 pikë për Cleveland, por që s’mjaftuan.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahomës përmbys disavantazhin e dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë gjysmëfinale. Ajo fitoi 112-105 ndaj Denver në sfidën e pestë mes tyre.

Nmjë përballje e ekuilibruar, ku të dyja ekipet synuan fitoren. Nikola Jokic realizoi 44 pikë e 15 rebound, por që mbetën për statistikë. 6 basketbollistë të Oklahoma realizuan mbi 12 pikë, ku shkëlqeu Alexander Shai me 31 pikë.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana, 105-114 (1-4)

Boston – New York, (1-3)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver, 112-105 (3-2)

Minnesota – Golden State, (3-1)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat