Trepça është kampion i ri i Kosovës në basketboll.
Trepça ka triumfuar në finalen e gjashtë të play-off-it, me rezultat 82:67 (27:22, 18:8, 17:19, 20:18) ndaj Bashkimit të Prizrenit.
Në një atmosferë madhështore, mbi 3 mijë shikues në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, Trepça ka treguar fuqinë e kampionit ndaj Bashkimit.
Trepça ngadhënjeu me rezultat 4:2 në seri të fitoreve të play-off-it.
Në minutën e 30-të, mitrovicasit ishin në epërsi me 14 pikë dallim (62:48).
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 82:67 ndaj Bashkimit.
Basketbollisti Michael Green Ill me 20 pikë është më efikasi te Trepça dhe te Bashkimi Wendell Green me 20 pikë.