Oklahoma fitoi sot 128-126 ndaj Minnesota në finalen e katërt play off të Konferencës së Perëndimit në NBA.
Një sukses i vështirë për Thunder, që tashmë udhëheqin 3-1 serinë dhe janë një fitore larg titullit në Perëndim.
Fitorja erdhi në momentet e fundit për miqtë, që triumfuan falë 40 pikëve dhe 10 asist të Alexander Shai, më i miri në fushë. Mirë u paraqit edhe Jalen Williams me 34 pikë, një dyshe që shkëlqeu.
Për Minnesota, stoli bëri diferencën në këtë ndeshje, nga ku erdhën 64 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar edhe pse tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë. Ndeshja e radhës luhet në fushën e Oklahoma.
Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana, (1-2)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota, 128-126 (3-1)