Në Prizren gjatë fundjavës është zhvilluar Prizren Lite Quest në 3x3.
Pas dy ditë garave shumë interesante, Valencia Basket ka triumfuar në finale për të siguruar pjesëmarrjen për FIBA 3x3 Prishtina Challenger 2025.
Gara në kryeqytet do të mbahet më 19-20 korrik ku do të marrin pjesë 16 skuadra nga mbarë Evropa.
Në garën e zhvilluar në Prizren kanë marrë pjesë 16 ekipe, ku të shtunën u zhvilluan ndeshjet në katër grupe, derisa të dielën u zhvilluan çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja.
Po ashtu gjatë eventit u organizuan lojëra shpërblyese për tifozët e pranishëm.
Eventi në Prizren u organizua nga 3x3 Prishtina, duke u mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës.