Basketbollistët e Kosovës U20 po përgatiten

Basketboll

Basketbollistët e Kosovës U20 po përgatiten

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 17:09
Basketbollistët e Kosovës

Basketbollistët e Kosovës U20 po përgatiten maksimalisht për garën shumë të rëndësishme evropiane që zhvillohet gjatë verës

Dardanët e rinj po stërviten dy herë në ditë në kryeqytet për të qenë sa më të gatshëm për FIBA EuroBasket, Divizioni B.

U20 te meshkujt janë në Grupin D, së bashku me Turqinë, Suedinë, Hungarinë dhe Shqipërinë.

Divizioni B në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në Yerevan të Armenisë nga 11 deri më 20 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat