Trepça e nis kundër holandezëve të Den Bosch

Basketboll

Trepça e nis kundër holandezëve të Den Bosch

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 15:26
Pamje nga një ndeshje

Trepça, kampionia e Kosovës në basketboll, ka mësuar dje kundërshtarin e parë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve.

Në çerekfinale të raundit kualifikues, Trepça do të përballet me e mirënjohur holandez, Heroes Den Bosch.Në shortin e fazës kualifikuese, Trepça ishte në vazon e tretë, ndërsa Den Bosch në vazon e dytë.

Numri i skuadrave në grupet kualifikuese është tetë, ndërsa vetëm një ekip do të kualifikohet për në sezonin e rregullt të kompeticionit. B

ëhet fjalë për tetë skuadra kampione të vendeve të tyre përkatëse dhe rruga e Trepçës në Ligën e Kampioneve është shumë e vështirë. Në rast se kampionët e Kosovës do të eliminojnë rivalët holandezë, në gjysmëfinale të turneut kualifikues do të përballen me Bakken Bears të Danimarkës apo Kutaisin e Gjeorgjisë.

Nëse arrin të kalojë edhe gjysmëfinalen, skuadra mitrovicase në finale të raundit kualifikues do të përballet me njërën prej këtyre katër skuadrave: Patrioti Levice të Sllovakisë, AEK Larnaca të Qipros, Kalev/Kramo të Estonisë apo Rilski Sportist të Bullgarisë. FIBA Europë ende nuk e ka zyrtarizuar vendin se ku do të zhvillohen ndeshjet e fazës kualifikuese, të cilat do të nisin në fundin e shtatorit. Për Trepçën kjo është hera e dytë që merr pjesë në Champions, pas eksperiencës në sezonin e kaluar.

Një vit më parë Trepça eliminoi Keravnos të Qipros, për tu mposhtur më pas në gjysmëfinale të kualifikueseve nga ekipi çek, Nymburk. Më tej Trepça e vijoi rrugëtimin e saj në sezonin e rregullt, në “FIBA Europe Cup”, por pa mundur që të linin gjurmë. Skuadra nga Kosova i humbi të gjitha ndeshjet në grup, përkatësisht kundër Ludwigsburgut të Gjermanisë, Dijonit e Francës dhe Caledonia Gladiators të Britanisë së Madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat