Valmir Kakruki rikthehet te KB Prishtina

Basketboll

Valmir Kakruki rikthehet te KB Prishtina

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 20:28
Valmir Kakruki

Valmir Kakruki rikthehet te KB Prishtina!

Valmir Kakruki, në sezonin e ri do të vesh fanellën e Klubit të Basketbollit “Prishtina”.

Skuadra kosovare konfirmoi transferimin në rrjetet sociale, duke raportuar se ka firmosur kontratë me basketbollistin shqiptarë për sezonin 2026/27, me çka zyrtarizohet rikthimi i basketbollistit nga Maqedonia në kryeqendrën e Kosovës.

Kakruki, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Çair 2030, ndërsa aktualisht është në Gjevgjeli, në përgatitje me përfaqësuesen e Maqedonisë në basketboll, e cila do të zhvillojë edhe dy miqësore me kombëtaren e Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat