Cila është gjendja e lojtarit Erion Nixha?

Basketboll

Cila është gjendja e lojtarit Erion Nixha?

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2025 Në ora: 16:15
Basketbollisti Erion Nixha

Basketbollisti Erion Nixha do të jetë jashtë parketit për një kohë të gjatë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni.

Çka po ndodh me basketbollistin e talentuar? 

“Lojtari ynë i talentuar, Erion Nixha (18 vjeç), për një periudhë të gjatë nuk do të jetë i pranishëm në parket, për shkak të një dëmtimi serioz.

Gjatë ndeshjes së kombëtares së Kosovës U18 në Kampionatin Europian, kundër Norvegjisë, Erioni pësoi këputje të ligamentit ACL në gjurin e djathtë. Pas rikthimit nga Rumania, ekzaminimet dhe kontrollet mjekësore konfirmuan lëndimin.

Klubi ynë shpreh mirënjohje të veçantë për drejtorin e kombëtares, Adriatik Rraci, për gatishmërinë dhe përkujdesjen e treguar ndaj lojtarit tonë.

Gjatë javës së ardhshme, Erioni do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale nga doktori i njohur sportiv, Agron Mahmuti, i cili vazhdimisht qëndron pranë sportistëve, pa dallim.

Ne besojmë se Erioni do të rikthehet në fushë edhe më i fortë”, njofton klubi prizrenas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat