Një amerikan te Peja

Basketboll

Një amerikan te Peja

Nga: K.G. Më: 6 shtator 2025 Në ora: 20:37
Alan Herndon

Peja do të jetë edhe më e fortë me basketbollistin amerikan, Alan Herndon.

Skuadra verdhezi ka prezantuar basketbollistin amerikan që luan në pozitën e qendrës.

Qendra e re e Pejës, Alan Herndon. 

KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e amerikanit Alan Herndon (206 cm) për edicionin 2025/26.
Herndon ka zhvilluar karrierë në Amerikë, Japoni dhe liga të ndryshme me emër në Europe, si Turqia, Greqia, Holanda, Polonia, Finlanda dhe së fundmi në Hungari.

Sezonin e fundit, Alan luajti me mesatare prej 12.7 pikë, 7.7 kërcime dhe 1.1 asistime për ndeshje me saktësi 68% nga loja e hapur.

Alan Herndon ka qenë më parë nën urdhrat e trajnerit Greg Gibson në Finlandë te BC Nokia, e së shpejti do të bashkohet me skuadren në përgatitjet për sezonin e ri”, njofton KB Peja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat