Basketbollistja Agnesa Rrahmani do të mbrojë ngjyrat e Prishtinës në edicionin 2025-2026.
Është basketbolliste e talentuar dhe shquhet me efikasitet në parket.
Prishtina pret shumë nga kjo vashë e talentuar.
“Është kënaqësi e veçantë ta kemi Agnesën pjesë të familjes sonë bardh e kaltër, duke i dëshiruar suksese dhe momente të paharrueshme me fanellën e Prishtinës.
Jemi të bindur se së bashku do të ndajmë emocione të veçanta në parket”, njofton KBF Prishtina.