​Trepça e nis sot rrugëtimin evropian

Basketboll

​Trepça e nis sot rrugëtimin evropian

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Trepça sonte do të përballet me kampionin e Holandës, Heroes Den Bosch, në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Kjo do të jetë një sfidë e vështirë për kampionët e Kosovës, që kërkojnë suksesin historik.

Kualifikimet po mbahen në Samokov të Bullgarisë, ku ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e shumë mitrovicasve.

Sfida sonte zhvillohet nga ora 20:00. Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Për të qenë pjesë e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë, ‘Xehetarët’ duhet të fitojnë tri ndeshje. Nëse nuk arrijnë të fitojnë, atëherë do të garojnë në grupet e FIBA Europe Cup, sikur edicionin e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat