KB Rahoveci zyrtarizon lojtarin Jones

Basketboll

KB Rahoveci zyrtarizon lojtarin Jones

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 17:11
Jemerrio Jones

Klubi Basketbollistik Rahoveci 029 ka bërë goditjen më të madhe në tregun e transferimeve.

Ata kanë zyrtarizuar basketbollistin e njohur amerikan, Jemerrio Jones.

Jones ka pasur një karrier të mirë në ligën më të fortë në botë, NBA, ku ishte pjesë e LA Lakers.

Ai ka përvoj edhe në G League dhe së fundmi ka luajtur në Meksikë për Ángeles de la Ciudad de México.

Basketbollisti amerikan i bashkohet skuadrës së Rahovecit menjëherë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit kundër Prishtinës, e cila zhvillohet me 5 tetor.

Jones do të sjell cilësi në Superligën e Basketbollit të Kosovës, pasi ai dikur ishte shok skuadre me LeBron James./I

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat