Fitorja e dytë për Sigal Prishtinën

Basketboll

Fitorja e dytë për Sigal Prishtinën

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 23:13
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina shënoi fitoren e dytë në ndeshjen e dytë ndaj Brussels Basketball në Belgjikë me rezultat 75:80 (13:20, 17:20, 20:12, 25:28).

Skuadra prishtinase ishte më e mirë në pjesën e parë, ku e fitoi çerekun e parë 13:20 dhe atë të dytë, 17:20, për të shkuar në pushim me shifrat 30:40. 

Edhe pse vendasit u rikthyen në periudhën e tretë, 20:12, kryeqytetasit kontrolluan lojën në dhjetë minutat e fundit, për të mos e rrezikuar fitoren 75:80. 

Katër basketbollistë bardhekaltër shënuan pikë dyshifrore, ku Arian Azemi kishte më shumë, 19 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat