Publikohet orari i javës së dytë të Superligës

Basketboll

Publikohet orari i javës së dytë të Superligës

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 18:36
Topi

Pro Credit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet të shtunën, pas pushimit përshkak të zgjedhjeve lokale.

Ndeshja e parë do të jetë në mes të Go+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit të shtunën nga ora 19:00.

Të dielën zhvillohen dy duele tjera, ku nga ora 17:00 Bashkimi e pret Rahovecin 029 ndërsa nga ora 19:00 Vëllaznimi është nikoqir i Trepçës.

Përballja në mes të Sigal Prishtinës dhe Borës zhvillohet të hënën nga ora 19:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat