Oklahoma buzëqesh sërish

Basketboll

Oklahoma buzëqesh sërish

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 11:16
Pamje nga ndeshja

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 141-135 ndaj Indiana, në një ndeshje spektakolare.

Ashtu si në ndeshjen e parë sezonale, suksesi i Thunder erdhi pas dy kohëve shtesë. Alexander Shai realizoi 55 pikë, mbështetur nga Mitchell me 26 pikë e Wiggins me 23 pikë.

Mathurin e Siakam realizuan 68 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar.

Fitoren e dytë sezonale korr edhe skuadra e Golden State.

Ekipi i Warriors mundi 137-131 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente. 7 lojtarë të Golden State realizuan mbi 10 pikë.

Stephen Curry me 42 pikë ishte lider në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 50 pikët e Aaron Gordon për miqtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat