Flamurtari i pamposhtur

Basketboll

Flamurtari i pamposhtur

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 12:09
Pamje nga ndeshja

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion vazhdon të jetë i pamposhtur, duke korrur suksesin e pestë (vlonjatet s’kanë asnjë humbje).

Në kryeqytet, ekipi i Flamurtarit mundi me lehtësi 83-44 Studentin, në një përballje pa shumë emocione. Mikeshat nga Vlora u shkëputën që në fillim, ku shkëlqeu Harvey, që realizoi 28 pikë.

Në “Asllan Rusi”, Partizani triumfoi 83-76 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas, një ndeshje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës. Herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, porn ë minutat e fundit të kuqtë u shkëputën dhe fituan.

Jones me 21 pikë dhe Evans me 20 pikë u dalluan për Partizanin, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Tiranën u dallua Qosja me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen.

Superliga-Java e 6-të

Partizani – Tirana, 83-76

Studenti – Flamurtari, 44-83

Vllaznia (pushim)

Renditja: Flamurtari 10 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 8 pikë, Studenti 6 pikë, Vllanzia 4 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat