Trepça do të ketë sprovë të vështirë, ku do të ndeshet me Basketball Lowen Braunschweig.
Ndeshje shumë e vështirë aq me tëper që luajnë në konak të ekipit gjerman.
Kjo ndeshje luhet nesër (18.30) në kuadër të xhiros së pestë FIBA Euro Cup në basketboll.
Drilon Hajrizi me shokë synojë paraqitje sa më të mirë.
Ekipi gjerman kryeson tabelën me 7 pikë e Trepça është në fund me 4 humbje rresht apo me 4 pikë në grupin F.
“Nisemi drejt Gjermanisë për ndeshjen e radhës në FIBA Euro Cup kundër Basketball Lowen Braunschweig.
Udhëtojmë të motivuar për t’u paraqitur sa më mirë dhe për të dhënë maksimumin në parket.
Motivi ynë i madh do të jenë bashkatdhetarët tanë, të cilët si gjithmonë do të jenë pranë nesh me përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme.
Përkrahja juaj është motivi ynë.
Shihemi nesër në qytetin e Braunschëeig, ku së bashku do të ndjejmë energjinë shqiptare!”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.