Në një sfidë emocionuese dhe dramatike në fund, Trepça e Mitrovicës ka dalë triumfuese e derbit të javës së shtatë të ProCredit Superligës në basketboll, duke mundur Sigal Prishtinën me shifrat 75:80.
Përballja në kryeqytet ka qenë mjaft interesante.
‘Xehetarët’ ishin në epërsi deri në fund, por bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe kaluan në epërsi 75:74!
Në momentet vendimtare, kampionët u treguan më të përqendruar për të fituar 75:80.
Sigal Prishtina ka katër fitore e tri humbje, kurse Trepça katër fitore e dy humbje.