Basketbollisti Jan Palokaj largohet nga Bashkimi, për të shtegtuar në Kroaci.
Është një sukses i madh për këtë basketbollist që të luajë për ekipin kroat Cibona e Zagrebit, ndonëse kjo e fundit nuk është si dikur cilësore.
“Me marrëveshje të dyanshme, Jan Palokaj vazhdon karrierën e tij te Cibona, pasi kontrata e tij ishte e hapur për ekipet e Europës.
I urojmë shumë suksese në sfidat e reja dhe falënderojmë për kontributin e tij te ekipi ynë”, njofton KB Bashkimi nga Prizreni.